Një qytetar është shoqëruar nga policia në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.
Siç raporton gazetari i Klan Kosovës, Liridon Zeqiri, i moshuari është kapur duke folur në telefon brenda vendvotimit, transmeton Klankosova.tv.
I njëjti, i pyetur nga gazetari Zeqiri se nëse e dinte që ky veprim do të përbënte pasoja, i moshuari deklaroi se një gjë të tillë nuk e dinte.
Ai shtoi se në telefon foli me nipin e tij, ndërsa tha se kjo telefonatë nuk ndikoi në votim.








