Në komunën e Podujevës, interesimi i qytetarëve për të dalë dhe për të votuar është rritur orëve të fundit.
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 17:00 në Podujevë votuan 31.4% e qytetarëve, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa gazetarja e Klan Kosovës, Artina Breznica tha se procesi zgjedhor atje ka shkuar qetë, derisa nuk është raportuar për ndonjë parregullsi.







