Pavarësisht se shkolla fillore “Ahmet Hoxha” në Ferizaj është një nga qendra më të mëdha të votimit, numri i votueseve është relativisht i ulët.
Kështu ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës, Gentiana Gashi, e cila tha se në këtë qendër votimi janë të regjistruar rreth 8 mijë votues, e të drejtën e votës, sipas gazetares, e ushtruan mbi 2 mijë qytetarë, transmeton Klankosova.tv.
“Nga bisedat që kemi pasur me koordinatorët e qendrës së votimit, na kanë treguar se komuniteti shqiptar nuk ka shprehur shumë interesim për të shfrytëzuar të drejtën e votës”, tha Gashi.







