Ismet Tara është emri i fundit i ftuar nga Gjykata Speciale. Ish komandant Hoxha në luftën e UÇK-së ka folur për Indeksonline rreth ftesës së Gjykatës Speciale.
Tara ka deklaruar se do të shkojë në Hagë pa asnjë avokat, të huaj as vendor. Ish komandanti i UÇK-së ka thënë se ndihet krenar që ka qenë pjesë e luftës çlirimtare.
“Me 17 shkurt jam ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të akuzuarit. Nuk ndihem i merzitur aspak për ftesën që më është bërë. Ndihem krenar që kam qenë pjesë e luftës çlirimtare. S’e kam fare këtë brengë. Brengë duhet të kenë vetëm ata që rrjedhin lot krokodili në parlament, presidentit me komandantët që e kanë votuar këtë gjykatë” ka thënë Tara për Indeksonline.
I njëjti ka thënë se ishte ushtari i parë në Rahovec nga UÇK-ja.
“Do të shkojë në Hagë pa asnjë avokat. Nuk më duhet asnjë avokat vendor, apo i huaj” ka përfunduara Ismet Tara.