I arrestuari nga INTERPOL-i dyshohet të jetë i përfshirë në rastin “Kobra”

Një shtetas kosovar është ekstraduar mbrëmë nga Hungaria pasi ishte arrestuar pas letër rreshtimit përmes INTERPOL-it.

Paparaci merr vesh si i ekstraduari është Roland Susuri, një i dyshuar për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe fshehje e provave”.

Susuri dyshohet të jetë i përfshirë në rastin “Cobra City”, ku Dibran Hoxha i njohur me nofkën “Kobra”, kishte vrarë një shtetas shqiptar.

“Ekstradohet nga Hungaria për në Kosovë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar. Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 07.07.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Hungaria për në Kosovë”, thuhej në njoftim.

Sipas Policisë së Kosovës, Susuri ishte arrestuar nga autoritetet hungareze pasi kërkohej me letërreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Fshehje e provave”.

Policia njoftoi se i dyshuari i ishte shmangur drejtësisë para arrestimit të tij në Hungari.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në “Cobra City” në janar të vitit 2023, Dibran Hoxha është dënuar me 24 vjet burgim.