Kandidati për kryeministër nga PDK Enver Hoxhaj, ka reaguar përsëri në lidhje me refuzimin për debat nga Albin Kurti.
Në një konferencë ku prezentohej plani për Rikmëkëmbje ekonomike nga Hoxhaj, ai tha se vetëm autoritarët ikin nga debatet politike.
Ai i bëri thirrje Kurtit që të ndaloj së bëri populizma e premtime të thata, duke i kërkuar të mos i ik debatit për hir të popullit.
“Vetëm liderët autoritarë i fshehin qëndrimet e tyre, vetëm liderët autoritar i refuzojnë debatet. Albin Kurti na tha se nuk dëshiron të debatojë me ne sepse i ka fituar zgjedhjet, por më lejoni të t’i them diçka se në demokraci vendosin qytetarët se kush i fiton zgjedhjet, jo politikanët. I bëjë thirrje Albin Kurtit që të rishikoj qasjen pa respekt ndaj proceseve demokratike, mjaft me popullizma, mjaft me premtime të zbrazëta. Zotëri Kurti mos i ik debatit për hir të popullit”, ka thënë Hoxhaj.