Rezultat interesant është shënuar në Kaçanik pas përfundimit të numërimit të votave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Me 100 për qind të votave të numëruara, kandidatja e PDK-së, Kosovare Murseli, ka arritur të marrë 3,785 vota, duke lënë pas kandidatin për kryeministër dhe bartësin e listës së PDK-së, Bedri Hamza, i cili ka siguruar 3,395 vota.
Murseli ka marrë 390 vota më shumë se Hamza në këtë komunë, duke u renditur si kandidatja më e votuar e PDK-së në Kaçanik.

Ndërkohë, procesi i numërimit po vazhdon edhe në komunat e tjera të vendit.
Sipas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të dhënat po përditësohen vazhdimisht në platformën zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit 2026.
Rezultat po transmetohen në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/








