Haxhiu rrëfen një ngjarje tallëse me Pacollin: “E pyeta çka të duhet ty pushteti, ja çka më tha”

Baton Haxhiu ka rrëfyer një histori tallëse me Behgjet Pacollin, ish-presidentin dhe ish-ministrin e Jashtëm të Kosovës.

Ngjarja, sipas rrëfimit të Haxhiut, lidhet me një bisedë që ata dy kishin zhvilluar pas ngjitjes së Pacollit në pushtet.

Publicisti Haxhiu tha se Pacolli i kishte thënë atij se pushteti i duhej për shkak të dritës rotative mbi veturë.

“Po shpresoj që nuk më hidhërohet Behgjet Pacolli. Behgjet Pacolli, kur erdhi në pushtet e pyeta ça të duhet ty ky pushtet për një njeri me kaq shumë para, me kaq shumë vetura. Më tha a di ça më duhet mua një diçka, që më mungon, është ajo drita sipër aty që ma lehtëson jetën sa herë vi në Kosovë”, rrëfeu Haxhiu.

“Është ajo drita e kuqe mbi veturë; rotacioni”, vazhdoi ai.

Haxhiu e krahasoi tregimin për Pacollin me pushtetin e sotëm, që tha se “po na sillet me drita rotative” në secilën rrugë.