Departamenti Amerikan i Shtetit, përkatësisht Zyra kundër Terrorizmit, e ka falendëruar Kosovën për vendimin e shpalljes së organizatës iraniane IRGC si organizatë terroriste.
“Ne e falënderojmë Kosovën për qëndrimin kundër terrorizmit dhe për përcaktimin e IRGC-së si një organizatë terroriste”, shkruan DASH në reagim.
Qeveria e Kosovës e ka shpallur si organizatë terroriste Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), gjatë një mbledhjeje me 20 prill në Prishtinë.
Kryeministri Albin Kurti tha se “përmes këtij vendimi, Kosova e forcon qëndrimin e saj në mbrojtjen e sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”.
“Ky është rreshtim i qartë i Kosovës përkrah aleatëve të vet strategjikë në luftën e përbashkët kundër terrorizmit”, kishte deklaruar Kurti.
We thank Kosovo for standing against terrorism and designating the IRGC as a terrorist organization. https://t.co/aX29dQasVU
— State Dept CT Bureau (@StateDeptCT) April 23, 2026









