Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje në një postim në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar se të gjithë “ata që në emër të taksës ndaj Serbisë u munduan të fshehin shumë skandale e keqpërdorime”.
Më poshtë mund ta lexoni postim e saj të plotë:
Në emër të taksës ndaj Serbisë u munduan të fshehin shumë skandale e keqpërdorime.
Tani kur ditët i kanë të numëruara dhe s’kanë vendim tjetër me të cilin mund të lavdërohen e mbështeten, po mundohen të përfitojnë në emër të taksës.
Fat i mirë që askush s’ju beson më, nuk i besojnë as vetes më, në ato që deklarojnë.
Na duhet t’i durojmë edhe ca ditë sepse koha e tyre politike ka perënduar.