Haxhiu “ia liron” PDK-së hapësirën për konferencë, ata i kërkojnë: “Thirre seancën, thirre seancën”

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, derisa po qëndronte në ambientet e Kuvendit, është afruar te foltorja për media.

Megjithatë, ajo u tërhoq menjëherë, duke thënë se po ia liron hapësirën PDK-së.

“Paska planfiku PDK me mbajt konferencë? Hajdeni, hajdeni”.

“Në momentin kur PDK-ja na len, ose na bën të mundur me mbajt konferencë, dal, nëse jo…”, tha Haxhiu, teksa u largua nga hapësira për media.

Deputetët e PDK-së i kërkuan nga distanca Haxhiut që ta thërrasë seancën për konstituimin.

“Thirre seancën, thirre seancën”, u dëgjuan thirrjet në grup nga deputetët e PDK-së. /