Hasanpapaj: LDK e para në rritje, VV e para në zbritje

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj ka thënë se LDK-ja është partia me më së shumti rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Hasanpapaj, i afërt me Vjosa Osmanin, ka deklaruar se Vetëvendosje është e para në zbritje.

“LDK e para në rritje, VV e para në zbritje! Ky është vetëm fillimi!”, ka shkruar ai.

Hasanpapaj tha se “populli nuk blihet, vota nuk shitet!”.