,

Haradinaj: Sot kemi një qeveri që po e dëmton shtetin, ka tradhtuar besimin e secilit qytetar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se partia e tij dhe partnerët e koalicionit, kanë ofruar një alternativë qeverisëse për ta bërë të mundur ndryshimin e madh për të cilin ka nevojë Kosova.

“Aleanca me partnerët e koalicionit ka ofruar një alternativë qeverisëse për ta bërë të mundur ndryshimin e madh për të cilin ka nevojë Kosova, një qeverisje me vizion për rikthimin e shpresës, për orientimin e vendit drejt prosperitetit e integrimit euro-atlantik. Sot kemi një qeveri që po e dëmton shtetin, qeveri e cila e ka tradhtuar besimin e secilit qytetar, pasi e solli të kundërtën e asaj që ka premtuar, duke e futur vendin në varfëri e qytetarët në zhgënjim të thellë”, shkruan Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Qeveria e tanishme po e dëmton vendin e që kjo qeveri e ka tradhtuar besimin e qytetarëve.

“Në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të Aleancës në Klinë, i urova suksese kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës; Dr. Haxhi Ibishit, Marqe Selmanajt dhe Dr. Hamëz Berishës. Përvoja e pasur e tyre si profesionistë të dëshmuar, pa dyshim se qytetarëve të Klinës i jep shans për përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Kosovës. Strukturat e Aleancës dhe qytetarët e Klinës i sigurova se jemi të vendosur që Kosovën ta rreshtojmë si anëtare të NATO-s, udhëhequr nga aleati i përjetshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Klinë, urime 23-vjetorin e Aleancës!”.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1012490110242337?ref=embed_post

Related Posts