Kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur sukses për Kosovën përfshirjen e çështjes se liberalizimit të vizave në konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE).
Haradinaj në një konferencë për medie ka thënë se po afrohet dita kur Kosova do ta merr liberalizimin e vizave.
“Jo që nuk është zbehë, por po afrohet dita kur do ta marrim lajmin që na takon. Po punojmë për atë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj tutje shton se asnjëherë deri më tani Kosova nuk është përmendur në konkluzionet e Këshillit të BE-së për çështjen e vizave
Kryeministri Haradinaj në këtë konferencë ka folur edhe për kërkesën e Këshillit të BE-së për heqjen e taksës. Ai ka thënë se taksa është një problem me të gjithë dhe se anëtarësimi i Kosovës nuk ndërlidhet me taksën kundër Serbisë.







