Hansi Flick merr lajmin e hidhur, i ati ndërron jetë pak orë para klasikes

Trajneri Hansi Flick ka marrë një lajm të hidhur të dielën, pasi babai i tij ka ndërruar jetë.

Vetëm disa orë para se të nisë “El Clasico”, skuadra katalunase ka njoftuar lajmin se babai i Flick ka ndërruar jetë.

Megjithatë, në bazë të raportimeve të mediave spanjolle, Flick pritet që pavarësisht dhimbjes t’i qëndrojë pranë ekipit dhe do ta drejtojë skuadrën në këtë përballje të vështirë.

“FC Barcelona dhe tërë familja e blaugransve i shpreh ngushëllime Hansi Flick pasi i ndërroi jetë babai. E ndajmë dhimbjen dhe qëndrojmë me të dhe familjen e tij në këtë moment të vështirë”, njoftoi ndër të tjera Barcelona.

The post Hansi Flick merr lajmin e hidhur, i ati ndërron jetë pak orë para klasikes appeared first on Telesport.