Skulpturat dhe pikturat e artistit Salvador Dali me vlerë rreth 500 mijë euro u vodhën nga një galeri arti në Stokholm, Suedi.
Grabitësit thyen dritaret e galerisë Couleur dhe boshatisën të gjithë sallën ku ishin vendosur veprat e artit.
Policia po vijon hetimet dhe po sheh kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët e vjedhjes të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes me makinë.
Por veprat e Dali kanë rënë pre e grabitjeve edhe më parë.
Në 30 tetor të 2019, një person grabiti një skulpturë me vlerë 20 mijë euro në një galeri në San Francisco.
Madje e gjithë ngjarja ndodhi brenda 30 sekondash në mes të ditës.
Pavarësisht se autori u kap në kamerat e sigurisë ai ia doli që të largohej nga vendgjarja dhe ndodhet ende në arrati.