Një grua kosovare është gjetur pa shenja jete në Prizren.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 20 korrik 2026, rreth orës 07:50. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës, shkruan Klankosova.tv
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është duke u hetuar.
HETIM I VDEKJES Prizren / 20.07.2026 – 07:50. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.








