Gjenden armë e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Gjatë një kontrolli në  një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok, Policia e Kosovës ka gjetur armë, municione, uniforma e pajisje të tjera ushtarake.

Sipas Policisë, rasti është iniciuar si armëmbajtje pa leje.

“Crepule, Zubin Potok /16.05.2026 – 12:20. Gjatë kontroll të një shtëpie të pa banuar (e vjetër) janë gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47 me një karikator të zbrazët, nje pushkë ajrore me municion (diabolla), një armë artizanale, një fishek i kalibrit të madh (NK-1974), një helmete ushtarake, një çantë ushtarake me pajisje për pastrim të armëve, një uniforme ushtarake e kamufluar. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, njofton Policia. /Klankosova.tv