Arrestohet në Kroaci një person i kërkuar, ekstradohet në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i kërkuar me urdhërarrest nga autoritetet kosovare është arrestuar në Kroaci.

Sipas raportit 24-orësh, të shunën pasmesnate është bërë ekstradimi i tij në Kosovë.

“Në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kosovare, në Kroaci është arrestuar i kërkuari m/k dhe i njëjti është ekstraduar në Republikën e Kosovës. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.