Pasi qëndroi larg fushës për gati 200 ditë, një nga yjet e Barcelonës tani është rikthyer në formë të plotë, duke kompensuar kohën e humbur pas një dëmtimi dhe artroskopie. Gavi, mesfushori 21-vjeçar i klubit katalanas, dha një intervistë për Mundo Deportivo.
Duke folur për merkaton e ardhshme të klubit, ai pranoi se pas disa largimeve është e nevojshme të kryhen përforcime: “Gjëja më e rëndësishme është që ata të vijnë për t’u vënë në dispozicion të ekipit”.
“Ata të mos vijnë për të vepruar si ‘yje’ ose për t’u ndjerë superiorë sepse kjo nuk ndihmon. Ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar siç kemi bërë këto dy vitet e fundit. Kushdo që vjen duhet të kuptojë se është aty për ekipin dhe të ndihmojnë sa më shumë që të jetë e mundur“, shtoi Gavi.
“Unë jam shumë i natyrshëm, gjithmonë përpiqem të jem vetvetja, kudo, si në fushë ashtu edhe në dhomën e zhveshjes. Dhe shokët e mi të ekipit e respektojnë shumë këtë. Gjithmonë përpiqem dhe mendoj se kam fituar respektin e tyre pikërisht për shkak të kësaj“, shtoi më tej Gavi.
Së fundmi, një koment mbi rritjen e tij të vazhdueshme, me një të ardhme të tërë përpara për të shkëlqyer: “Që kur linda, ose më saktë, që kur fillova të luaja futboll, gjithmonë kam pasur këtë mentalitet, këtë konkurrencë në të luajtur futboll. Natyrisht, jam përmirësuar në aspekte të caktuara”.
“Më parë, kur ishim të vegjël, protestoja shumë më tepër ose zemërohesha dhe largohesha mendërisht nga loja. Duke e vënë re këtë, trajnerët që kam pasur fatin të takoj këtu në akademinë e të rinjve, më kanë mësuar se si t’i menaxhoj këto aspekte, dhe me kalimin e kohës, jam përmirësuar“, përfundoi Gavi.
The post Gavi: Ata që duan të vijnë te Barça të mendohen mirë, këtu s’ka yje, jemi të gjithë të barabartë appeared first on Telesport.









