Golat, lotët, festa dhe dedikimi për Georginën… Nata e çmendur arabe e CR7 (fotot)

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori edhe në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez përjetoi një natë plot emocione të enjten, pasi udhëhoqi Al Nassr drejt fitimit të titullit kampion. Ky ishte trofeu i tij i parë me klubin saudit, duke qenë protagonist absolut me gol dhe paraqitje vendimtare.

Menjëherë pas vërshëllimës finale, Ronaldo nuk arriti t’i mbante emocionet. Kamerat e kapën disa herë me lot në sy në stol, ndërsa më pas shpërtheu festa e madhe me bashkëlojtarët e tifozët. Pavarësisht se ka fituar Champions League, kampionate kudo ka luajtur dhe 5 “Topa të Artë” gjatë karrierës së tij, 41-vjeçari tregoi edhe një herë se vazhdon ta jetojë futbollin me të njëjtin pasion fëmijëror.

Në rrjetet sociale u komentua shumë edhe dedikimi për Georgina Rodríguez, partneren e tij, e cila ndoqi ndeshjen nga tribuna me fëmijet e tyre. Pamjet e festës së Ronaldos me Georginën u bënë menjëherë “virale”, ndërsa tifozët e përshkruan mbrëmjen si një nga më emocionalet e aventurës së tij arabe. 

© X © X © X © X © X © X © Getty Images © Getty Images © Getty Images © Getty Images © Getty Images © Getty Images © X

The post Golat, lotët, festa dhe dedikimi për Georginën… Nata e çmendur arabe e CR7 (fotot) appeared first on Telesport.