Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, komentoi zgjedhjet e tij për Botërorin 2026: “Kam bërë shumë telefonata gjatë tri ditëve të fundit, ishin shumë vendime të vështira për t’u marrë. Ndjej një përzierje lehtësimi dhe entuziazmi, mezi pres të filloj. Pasi merren vendimet, gjithçka bëhet më e qartë dhe mezi pres të hip në avion. Është e vështirë t’i kënaqësh të gjithë. Duhet të zgjedhim një skuadër tek e cila stafi beson dhe që ne e vlerësojmë vërtet”.
Ai vazhdoi: “Kujt mund t’i besojmë realisht? Kush ka luajtur mirë për ne? Kush ka kontribuar në unitetin e ekipit, sidomos nga shtatori e më pas? Ai unitet duhet të ekzistojë. Opinioni publik dhe mediat kanë rëndësi. Çfarë do të mendoja unë nga jashtë? Ajo që ka më shumë rëndësi është energjia, besimi dhe lidhja mes lojtarëve”.
Për përjashtimet, Tuchel tha: “Ishin vendime të vështira. I respektoj të gjithë, si lojtarë dhe njerëz. Të gjithë ishin në grumbullim dhe kanë qenë të shkëlqyer. Ulja e numrit të lojtarëve ishte e vështirë, ndonjëherë edhe e dhimbshme. Edhe në telefon e ndjeja emocionin e tyre”.
Në fund ai shpjegoi se grupi aktual është ndërtuar mbi vazhdimësinë dhe ekuilibrin: “Shumë e meritonin të ishin këtu. Donim të rikrijonim frymën e atij grupi, me një përzierje lojtarësh të rinj dhe me eksperiencë. Për disa ishte çështje pozicioni, sepse nuk mund të aktivizonim 5 numra ‘10’ jashtë roleve të tyre”.
The post Tuchel për “skarcimet” tek Anglia: Vendime të vështira. I respektoj të gjithë, si lojtarë dhe si njerëz appeared first on Telesport.








