Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike dhe kandidatëve që gjatë fushatës zgjedhore e cila nisi më 28 maj, të përmbahen nga deklaratat dhe retorika si dhe të mos përdorin dhe të mos nxisin në diskursin e tyre publik, çështjet që kanë të bëjnë me sistemin prokurorial në përgjithësi dhe me Këshillin Prokurorial të Kosovës në veçanti.
Në njoftim thuhet se KPK vlerëson se instrumentalizimi i çështjeve që lidhen me institucionet e drejtësisë për qëllime politike ose elektorale dëmton imazhin dhe besimin e publikut në sundimin e ligjit dhe në funksionimin e pavarur të sistemit prokurorial.
“KPK mbetet e përkushtuar në ushtrimin e mandatit të saj kushtetues dhe ligjor, në mbrojtjen e pavarësisë së sistemit prokurorial dhe në forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.








