Dredhëzat (Luleshtrydhet) janë fruti që kryesojnë sërish listën e prodhimeve me nivelin më të lartë të pesticideve, e cila përpilohet çdo vit nga Grupi i Punës për Mjedisin (Environmental Working Group-EWG).
Të dhënat e grupit të analizuara nga Departamenti Amerikan i Agrikulturës tregojnë se afro 98% e mostrave të spinaqit, nektarinës, qershive dhe mollëve kanë në përmbajtje vetëm 1 pesticid, ndërsa një mostër e vetme e luleshtrydheve ka 20 lloje të ndryshme pesticidesh. Pesticidet mbeten tek frutat dhe perimet edhe pas larjes së tyre, madje, në disa raste, edhe pasi u hiqet lëkura.
Luleshtrydhet kanë kryesuar gjithashtu listën “Dirty Dozen” të prodhimeve bimore me më shumë pesticide për vitin 2018.
Ja lista :Dirty Dozen” 2018 për prodhimet bimore me më shumë pesticide:
- Luleshtrydhet
- Spinaqi
- Nektarina
- Molla
- Rrushi
- Pjeshka
- Qershitë
- Dardha
- Domatet
- Selinoja
- Patatet
- Specat
Ndërsa 15 produktet me më pak pesticide janë:
- Avokado
- Misri
- Ananasi
- Lakra
- Qepa
- Bizelet e ngrira
- Papaja
- Shpargu
- Mango
- Panxhari
- Pjepri
- Kivi
- Pjepri melandë
- Lulelakra
- Brokoli
Kjo listë është përpiluar në bazë të testimeve laboratorike të kryera nga FDA dhe Departamenti Amerikan i Programit për Testimin e Pesticideve. Në studim janë përfshirë rreth 39 mijë mostra. Testimet kanë zbuluar 230 pesticide të ndryshme të gjendura tek produktet. /Dita