FMN përgëzon Kosovën për stabilitet financiar

Ministri i Financave Bedri Hamza është takuar me Zëvendësdrejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtarë, Tao Zhang, gjatë vizitë së tij në SHBA.
Hamza e njoftoi Zhang për progresin të cilin e ka arritur Kosova në zhvillimit e saj, me theks të veçantë në fushën e financave. Po ashtu, shprehu respektin dhe falënderimin për mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtarë ndër vite që i ka dhënë Kosovës.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Financave, Ministri Hamza gjithashtu e njoftoi Zhang dhe stafin e tij  për trendin e mirë të të hyrave buxhetore në total që po realizohen në buxhetin e Kosovës, trendin e shpenzimeve, si dhe stabilitetin makro fiskale në përgjithësi.
Ministri Hamza, u shpreh se falë raporteve të shkëlqyera me Fondin Monetar Ndërkombëtarë, do të vazhdoj edhe në të ardhmen bashkëpunimi i sinqertë dhe transparent të konsultimit me Fondin Monetar Ndërkombëtarë për çdo ligj apo vendim, i cili do të sjellët nga Ministria e Financave, thuhet në komunikatë të Ministrisë së Financave.
Zëvendësdrejtori Zhang përgëzoi Hamzën për trendët pozitive të zhvilluara në fushën financave, të cilat po ndodhin në Kosovë.
Ai tha se Kosova ka arritur fal punës profesionale dhe transparente të Ministrisë së Financave të ketë stabilitet të plotë Makro Fiskal përkundër shumë kërkesave buxhetore dhe në të njëjtën kohë duke ndihmuar sektorin privat në zhvillim të tij përmes politikave fiskale.
“Zhang gjithashtu u shpreh i lumtur që Fondi Monetar Ndërkombëtarë do të vazhdoj mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen, duke vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Kosovën në këtë rast me Ministrin e Financave”, thuhet në komunikatë.