Hansi Flick komentoi veprimin e Lamine Yamal gjatë paradës festive të Barcelonës, ku talenti blaugrana valëviti flamurin e Palestinës. Tekniku gjerman u shpreh qartë para mediave, në prag të ndeshjes me Alavés: “Janë gjëra që normalisht nuk më pëlqejnë”. Ai shtoi se ka folur personalisht me lojtarin: “I thashë që, nëse dëshiron ta bëjë, është vendimi i tij, sepse tashmë është madhor”.
Flick theksoi se futbollistët duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin publik që kanë: “Ne merremi me futboll dhe duhet të kemi parasysh çfarë pret publiku. Kur sheh njerëzit në rrugë duke qarë nga emocionet, kupton pse jemi këtu. Për mua kjo është gjëja më e rëndësishme”.
Në fund, trajneri foli edhe për emocionet gjatë festimeve të titullit, në një periudhë të vështirë personale, pas humbjes së babait të tij: “Jam krenar për lojtarët. Po zhvillojnë një sezon fantastik, pavarësisht dëmtimeve të shumta”.
The post Flick: Ia thashë Yamal-it, nuk më pëlqeu që valëviti flamurin e Palestinës… appeared first on Telesport.









