Ish-trajneri i Barcelonës, Bayern Munich dhe Manchester United, Louis van Gaal, është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Holandës, pas largimit të Ronald Koeman pas dështimit në Kupën e Botës 2026.
Pas refuzimit nga Arne Slot dhe nga Peter Bosz dhe Erik ten Hag, ku dy të fundit janë të lidhur me klubet e tyre respektive si PSV dhe Twente, Van Gaal është momentalisht emri i parë në listën e Federatës holandeze të futbollit.
Ekipi i fundit që ka drejtuar 74-vjeçari ka qenë pikërisht kombëtarja holandeze, nga e cila u largua pas eleminimit nga Argjentina në çerekfinale në Kupën e Botës 2022. Më pas, Van Gaal u diagnostikua me kancer të prostatës, por tashmë e ka lënë pas dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Kjo do të ishte hera e katërt në krye të Holandës për Van Gaal, gjithmonë nëse vjen zyrtarizimi.
The post Fitoi betejën me kancerin, ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Holandës appeared first on Telesport.








