Arteta ka marrë përsipër transferimin e Vinicius, mësohet hapi i parë që ka bërë trajneri i “Topçinjve”

Arsenal e ka shumë seriozisht idenë e transferimit të Vinicius Junior këtë verë, duke shpresuar që braziliani të mos arrijë marrëveshjen me Real Madridin për rinovimin e mundshëm të kontratës, e cila skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Sipas AS, Arteta ka “marrë përsipër” bindjen e Vinicius Junior. Gazetari spanjoll Sergio Valentin shkon më tej duke zbuluar se Arteta ka biseduar direkt me yllin brazilian.

“Arteta ka folur me Vinicius Junior. Ai ia ka shpjeguar projektin e Arsenalit dhe rëndësinë e Viniciusit në rritjen e klubit”, tregon Valentin.

Në rast se ndodh transferimi i Vinicius Junior drejt Arsenalit, ai do të jetë më i shtrenjti në historinë e klubit londinez dhe një nga më të shtrenjtët në historinë e futbollit.

The post Arteta ka marrë përsipër transferimin e Vinicius, mësohet hapi i parë që ka bërë trajneri i “Topçinjve” appeared first on Telesport.