Ka shumë histori që tregojnë madhështinë e Franco Baresit, por ndoshta asnjë nuk e përshkruan më mirë legjendën e ish-kapitenit të Milanit dhe të Italisë sesa një fotografi ikonike. Bëhet fjalë për Diego Armando Maradona, i fotografuar nga pas me fanellën kuqezi me numrin 6 të Baresit, pas ndeshjes së 1 tetorit 1989, të fituar nga Napoli me rezultatin 3-0 ndaj Milanit.
Pas shkëmbimit të fanellave në dhomat e zhveshjes, “El Pibe de Oro” shprehu gjithë admirimin e tij për mbrojtësin italian: “Kjo fanellë është e një lojtari të jashtëzakonshëm. Unë mendoj se Franco Baresi është mbrojtësi më i madh. Ky është një kujtim që do ta ruaj me vete për gjithë jetën”.
Një vlerësim i rrallë, i ardhur nga një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, që dëshmon respektin dhe madhështinë e Franco Baresit në historinë e futbollit.
The post “Është mbrojtësi më i madh”; kur Maradona veshi fanellën kuqezi me numrin 6 të Baresit appeared first on Telesport.








