Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka kritikuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke akuzuar pushtetin për keqpërdorim të institucioneve.
Sadiku, duke iu referuar situatës aktuale, ka ironizuar me punën e pushtetit, duke thënë se një projekt i teatrit, i cili sipas tij nuk është përfunduar për katër vjet, tashmë është shndërruar në “teatër” politik.
Këtu afër është teatri për skejt dhe nuk ka arritur ta kryej për katër vjet. E tash e ka pru teatrin këtu, po bën hajgare me gjithë shtetin. Tash e kanë bo teatër, janë tu e keqpërdor shtetin”, ka deklaruar Sadiku.







