Marrëveshja e Daytonit detyrimisht duhet të rishikohet meqë është bërë e qartë se në periudhën e deritanishme nuk arriti të sjellë zgjidhje për ardhmërinë e Bosnjë e Hercegovinës, porositi në Ankara presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas takimit me presidenten kroate Kolinda Grabar Kitaroviç.
Erdogan u adresua në konferencën për gazetarë pas takimit me Grabar Kitaroviç, e cila sot qëndron për vizitë në Turqi, trasnmeton anadollu agency.
Një nga temat që interesoi gazetarët është edhe komenti i Erdoganit në kontekst të zgjedhjes së Zheljko Komshi për anëtar të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës nga radhët e popullit kroat, në zgjedhjet e tetorit, temë mbi të cilën edhe Zagrebi zyrtar shpalosi pakënaqësinë e saj duke e përcjell madje edhe në Parlamentin Evropian.
“Respektojë vullnetin zgjedhor të qytetarëve të BeH-së dhe dëshirojë të theksojë rëndësinë e unitetit të të gjithë popujve në këtë vend”, porositi Erdogan.
Erdogan shtoi se popujt në BeH duhet të shikojnë njëri-tjetrin me sytë e paqes, si të jetë vendi i tyre, Turqia në këtë po ndihmon.
“Marrëveshja e Daytonit detyrimisht duhet të rishikohet. Është shumë e qartë se Marrëveshja e Dejtonit në periudhën e deritanishme nuk ka sjellë zgjidhje për ardhmërinë e Bosnjë e Hercegovinës”, nënvizoi Erdogan.
Lidhur me këtë, Erdogan theksoi se nevojitet përfshierja aktive e OKB-së lidhur me BeH-në dhe Marrëveshjen paqësore të Daytonit, gjegjësisht revizionin e saj.