Elliot Anderson vlerëson shpirtin luftarak të Anglisë: Kjo mund ta çojë ekipin në finale

Mesfushori Elliot Anderson, që gjatë kohës që është i grumbulluar në kombëtaren e Anglisë u transferua te Manchester City, shprehet se po kalon një muaj fantastik në Kupën e tij të parë të Botës.

Ka qenë një përvojë emocionale pas vdekjes së nënës së tij më pak se dy muaj më pare. Kam ndërtuar një marrëdhënie të ngushtë me shokët e ekipit të Anglisë, të cilët janë një grup shumë i veçantë”, tha Anderson.

Kemi kaluar shumë pengesa dhe për fat të mirë ia kemi dalë. Dalja në gjysmëfinale i jep grupit besim të madh, pasi e dimë se kemi mundësinë për të shkuar edhe më tej”, deklaroi mesfushori anglez.

Është një grup i veçantë dhe mendoj se kjo tregon luftën dhe bashkimin që kemi. Përpara kemi Argjentinën kampione e botës, por ne do të bëjmë më të mirë për t’ia dalë sërish mbanë”, tha Anderson.

The post Elliot Anderson vlerëson shpirtin luftarak të Anglisë: Kjo mund ta çojë ekipin në finale appeared first on Telesport.