Franca siguroi vendin e saj në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, ku të martën do të përballet me Spanjën. Një nga protagonistët e skuadrës franceze në këtë botëror është sulmuesi Ousmane Dembele. Ai ka vlerësuar shokun e tij dhe kapitenin Kylian Mbappe.
Dembele ka rrëfyer se këshillat e shokut të tij të skuadrës kanë qenë vendimtare në fitoren 2-0 ndaj Marokut, pasi ndryshoi rrjedhën e lojës. Dembele gjithashtu theksoi mentalitetin e kapitenit, pavarësisht se Mbappe humbi një penallti gjatë ndeshjes.
“Kylian, dy ose tre minuta para golit, më tha të qëndroja në qendër, sapo të kishim mundësinë do të shkonim në kundërsulm. Dhe kjo është ajo që ndodhi. Pastaj ai bëri një vrapim të shkëlqyer për të krijuar hapësirë. Pashë që isha pak i hapur, kryesisht u përpoqa të gjuaja në portë dhe funksionoi“, tha Dembele.
Duke diskutuar lidershipin e Mbappe, ai shtoi: “Kylian është një lojtar i jashtëzakonshëm, kapiteni ynë. Ai është i patrembur, ka mentalitetin e duhur. Presim edhe më shumë gola nga Kylian.”
“Personalisht jam shumë të lumtur,” pranoi Dembele, që shtoi: “Të jesh në gjysmëfinale, gjysmëfinalja jonë e tretë radhazi e Kupës së Botës me ekipin kombëtar francez, është e jashtëzakonshme. Do ta ruajmë këtë fokus në mënyrë që të mund të shkojmë deri në fund.”
“Kam qenë me ekipin kombëtar francez për dhjetë vjet tani, jam një nga lojtarët që ka shërbyer më gjatë, kështu që është e rëndësishme t’u japim të gjithë lojtarëve një zë. Siç thashë, duhet të qëndrojmë të përqendruar në çdo ndeshje“, tha Dembele.
The post Dembele: Mbappe është një lider, krenar për gjysmëfinalen e tretë radhazi në botërorë appeared first on Telesport.








