Skuadra turke e Beshiktas ka rënë dakord për një marrëveshje prej 20 milionë eurosh me Arsenal për të nënshkruar Leandro Trossard (36 gola në 174 ndeshje me londinezët).
Sulmuesi, i cili deri pak ditë më parë ishte në Kupën e Botës me Belgjikën, ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me Arsenal. Ai u bashkua me “topçinjtë” nga Brighton në vitin 2023.
Sulmuesit e tjerë Gabriel Jesus dhe Gabriel Martinelli gjithashtu kanë nga një vit të mbetur në kontratat e tyre, megjithëse klubi ka një opsion njëvjeçar për Martinelli, për t’ia shtyrë kontratën.
“Sky Sports News” sqaron se klubi londinez do të shqyrtojë ofertat për këta lojtarë, por nuk do të lejojë askënd të largohet me çmim të lirë. Skuadra e Arsenal kërkon rreth 20-25 milionë euro për Jesus.
The post Arsenal nis spastrimet, sulmuesi largohet pas 4 sezonesh dhe përfundon në Turqi appeared first on Telesport.







