Nuk ia pasoi topin Haaland-it në Botëror, kërcënime me vdekje ndaj Sorloth. Partnerja e tij denoncon rastin

Mospasimi i topit te Haaland përballë portës e vendosi Sorloth në qendër të kritikave të tifozëve. Norvegjia u eliminua nga Anglia në çerekfinale, teksa ai aksion mund të kishte sjellë golin e epërsisë 2-0 dhe një fund tjetër të ndeshjes.

Sulmuesi i Atletico Madridit zgjodhi të gjuante vetë, gaboi dhe tri minuta më pas Anglia barazoi. Tifozët nuk ia falën dhe në profilin e të dashurës së tij, Lena Selnes, shpërthyen ofendime të rënda, si dhe kërcënime me vdekje ndaj lojtarit e familjes së tij.

I commenti d'odio ricevuti da Sorloth e dalla sua famiglia: la denuncia della fidanzata

Selnes denoncoi publikisht sulmet; komentet e urrejtjes pushtuan fotot me Sorloth, dhe ato ku shfaqet me djalin e tyre të vogël. Ajo publikoi disa mesazhe duke shkruar: “Botërori dhe futbolli sjellin shumë gëzim, por edhe shumë urrejtje. Nuk doja t’i jepja rëndësi kësaj, por është e nevojshme pas komenteve të tilla. Shpresoj që të gjithë të mendojnë më shumë para se të shkruajnë gjëra të tilla, pavarësisht situatës”.

Ajo e cilësoi sjelljen e tifozëve si të turpshme, që dëmton një rrugëtim historik të Norvegjisë në Botëror.

The post Nuk ia pasoi topin Haaland-it në Botëror, kërcënime me vdekje ndaj Sorloth. Partnerja e tij denoncon rastin appeared first on Telesport.