Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar dhe kanosur verbalisht nga një person gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Fushë Kosovë.
Policia ka bërë të ditur se personi i dyshuar është arrestuar dhe, pas vendimit të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt hetimore.
Rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.








