Ekrem Hyseni propozon Agim Veliun në listën e kandidatëve për deputet nga LDK

 

Kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së degës janë votuar njëzëri kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Hyseni ka thënë se, me qëllim të unifikimit brenda degës, ka propozuar që në listën e kandidatëve për deputetë nga Llapi të përfshihet edhe Agim Veliu.

“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë, janë votuar njëzëri kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Me qëllim të unifikimit të të gjithëve, si kryetar i Degës së LDK-së në Podujevë, kam propozuar që ndër kandidatët për deputet nga Llapi, të jetë edhe Agim Veliu, e në këtë garë po ashtu janë edhe katër kandidatë tjerë nga Dega jonë: Arjeta Salihu Abazi, Alisa Jetullahu, Zaim Thaçi dhe unë Ekrem Hyseni. Është momenti i të gjithë atyre që duan e që besojnë të kontribuojnë në këtë rrugëtim! Le të bashkohemi të gjithë, sepse LDK-ja është e të gjithëve!”, shkruan ai.