Edhe pse është nën kontratë deri në vitin 2030, Francisco Conceicao mund të largohet nga Juventus gjatë merkatos së kësaj vere. Për anësorin portugez ka interes konkret nga dy klubet e mëdha të Premier League si Manchester United dhe Liverpool.
Aftësia e tij për të thyer mbrojtjet në situata një kundër një e bën atë një profil shumë interesant. Këtë sezon ka kontribuar me 4 gola dhe 4 asiste.
Juventus pagoi 32 milionë euro për Conceicao-n te Porto, ndërsa mediet italiane zbulojnë se bardhezinjtë do të hiqnin dorë vetëm për një shifër mbi 50 milionë euro.
Megjithatë e ardhmja e portugezit varet nga kualifikimi i Juventusit në Champions League. Në rast se bardhezinjë dështojnë të kualifikohen, largimi i Conceicao-s është i sigurt. Në rast kualifikimi, situata mund të marrë një kthesë tjetër, por që do të varet sigurisht edhe nga ofertat e ardhura.
The post Mirupafshim Juventus? Conceicao-n e duan në Angli. Zbulohet shifra e kërkuar nga bardhezinjtë appeared first on Telesport.








