Edhe Universiteti i Prishtinës i bashkohet grevës së SBASHK-ut
Vazhdimi i grevës në arsim thirrur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, është përkrahur nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.
UP-ja thotë se ky qëndrim unanim ka dalë pas takimit të zhvilluar të Kolegjiumit të Dekanëve, ku është diskutuar çështja e grevës në arsim.
“Më këtë rast, UP’ja njofton studentët, personelin dhe gjithë opinionin, se mbështetë grevën në institucionet arsimore. Si rrjedhojë, UP shtynë të gjitha aktivitetet akademike dhe administrative për një afat të pacaktuar, duke përfshirë këtu edhe mbajtjen e provimeve të afatit të janarit, në të gjitha njësitë akademike të Universitetit”, thuhet në njoftim.
“Duke shpresuar që në një afat të shkurtër kohor do të arrihet zgjidhja e duhur për situatën e krijuar, informoni se deri në njoftimin e radhës, ky është qëndrimi zyrtar i Universitetit’, thuhet tutje në njoftim.