Një person është djegur brenda veturës së tij.
Gazeta NewBorn mëson se personi i cili është djegur sonte brenda veturës është Ilir Zeqiri nga Kopiliqi i Skenderajt.
Iliri ishte taksist në këtë qytet. Mësohet se ishte i martuar dhe ka lënë pas gruan dhe fëmijë.
Deri më tani nuk dihen arsyet se përse ndodhi rasti.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.