Michael Olise nuk do të largohet nga Bayern Munich, të paktën gjatë këtij afati të merkatos. Sipas BILD, klubi gjerman nuk ka ndërmend të ndahet nga sulmuesi francez, pavarësisht interesit të madh nga Real Madridi dhe PSG.
Duke qenë se gjithë këto kohë është përfolur shumë për një ofertë të mundshme të Real Madridit me vlerë 150 milionë euro, sipas raportimit në fjalë ka një pakt të arritur mes Bayern dhe klubit madrilen, ku ky i fundit nuk do të dërgojë asnjë ofertë për Olise këtë verë.
Anësori francez është nën kontratë me Bayern Munich deri në vitin 2029, por plani i bavarezëve është të rinovojnë deri në vitin 2031 dhe të bëjnë atë një nga lojtarët më të paguar në botë. Pakti mes Bayern dhe Real Madrid vlen vetëm për këtë verë, kjo nuk do të thotë që klubi madrilen nuk do të provojë transferimin e Olise në afatet e tjera të merkatos.
The post E BUJSHME: Olise nuk do të largohet këtë verë, zbulohet pakti mes Bayern dhe Real Madridit appeared first on Telesport.







