E BUJSHME! Arrihet marrëveshja, Muçi nënshkruan përfundimisht me Trabzonspor. ZBULOHEN DETAJET

Pas një sezoni të mrekullueshëm si huazim te Trabzonspor, ku ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 4 asiste, klubi turk ka vendosur të blejë përfundimisht kartonin e Ernest Muçit, sipas Takagazete.com

Duke qenë se ish-klubi i tij tanimë, Besiktas, refuzoi çdo përpjekje për të ulur çmimin e Muçit, Trabzonspor do të paguajë shifrën 8.5 milionë euro, të ndara në 5 këste.

Sulmuesi kuqezi do të nënshkruaje për 4 vite me Trabzonspor, me të drejtë edhe për një vit tjetër. Rroga e Muçit do të jetë 2.5 deri në 3 milionë euro. Pra, Trabzonspor do të paguajë diçka më shumë se 20 milionë euro për Muçin, përfshi ëktu kartonin, por edhe pagën e tij për 4 vite.

The post E BUJSHME! Arrihet marrëveshja, Muçi nënshkruan përfundimisht me Trabzonspor. ZBULOHEN DETAJET appeared first on Telesport.