Dy të mitura raportohen të zhdukura në Gjakovë, policia nis hetimet

Dy vajza të mitura janë raportuar të zhdukura në Gjakovë pasi janë larguar nga shtëpia dhe familjarët nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tyre.

Sipas raportit policor, ankueset kanë njoftuar policinë se bëhet fjalë për motrën dhe vajzën e ankueseve të mitura.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

“Rr. UÇK dhe RR. Dëshmorët e Dujakës, Gjakovë 05.06.2026, 09:00/15:00. Dy ankueset f/k kanë raportuar se dy viktimat f/k, të mitura, motra dhe vajza e ankueseve kanë dal nga shtëpia dhe nuk din për vend ndodhjen e tyre. Rasti nën hetime”, njofton PK.