Te Chelsea është ende e hapur gara për pozicionin e trajnerit sezonin e ardhshëm. Pas emrave të Andon Iraola, Marco Silva dhe Xabi Alonso, së fundi janë shtuar edhe dy kandidatë të tjerë në garë për stolin e “Stamford Bridge”.
Bëhet fjalë për spanjollin Xavi (aktualisht pa ekip) dhe italianin Francesco Farioli, që së fundi u shpall kampion në Portugali me skuadrën e Porto. Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja britanike “The Indipendent”.
Drejtuesit e klubit nuk po nxitohen për të zgjedhur trajnerin e ri dhe po eksplorojnë të gjitha mundësitë para se të deklarojnë një emër. Dy emrat e fundit janë personazhe të njohur, por pa përvojë në Premier League.
Skuadra londineze ia ka besuar klubin për momentin zv.trajnerit Calum McFarlane. Të gjithë, prëfshi edhe trajnerët kandidatë, presin të mësojnë nëse Chelsea do të arrijë të kapë Europën sezonin tjetër para se të vendosin.
The post Dy kandidatë të tjerë për stolin e Chelsea, të gjithë presin mbylljen e sezonit para se të vendosin appeared first on Telesport.









