Dy ish-lojtarë në garë për të qenë trajneri i ri Chelsea-t. Njëri po bën një super sezon, tjetri shkruajti historinë sezonin e kaluar

Pas shkarkimit të Liam Rosenior për shkak të rezultateve të dobta dhe emërimit të Calum McFarlane si trajner i përkohshëm në fund të sezonit, kanë filluar të dalin në skenë kandidatët e parë për të marrë drejtimin e “Bluve”.

Mediet angleze bëjnë me dije se drejtuesit e “Bluve” po shqyrtojnë disa emra, mes tyre edhe të dy ish-lojtarëve, tashmë në rolin e trajnerit. I pari është Francesc Fabregas, i cili po bën një sezon të mrekullueshëm në Serie A me Como-n, ku është drejtë kualifikimit për në Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm, për herë të parë në historinë e klubit.

I dyti është Felipe Luis, i cili aktualisht është i “pa punë”, pas largimit nga Flamengo, aty ku fitoi Kupën Libertadores dhe kampionatin brazilian në sezonin e kaluar. Felipe Luis duket më i avantazhuar se Fabregas, për shkak se spanjolli është i lidhur me Como-n deri në vitin 2028 dhe mbetet i fokusuar te projekti që ka nisur.

The post Dy ish-lojtarë në garë për të qenë trajneri i ri Chelsea-t. Njëri po bën një super sezon, tjetri shkruajti historinë sezonin e kaluar appeared first on Telesport.