Nesër, qytetarët e Kosovës do të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa Klan Kosova do të jetë në një maratonë transmetimi, e cila vetëm se ka filluar nga dita e sotme.
Në lidhje direkte për emisionin special për zgjedhje në Klan Kosova, “Zgjedhjet 2026”, gazetari i Klan Kosova, Kastriot Tahiri, ka raportuar se si është gjendja dhe atmosfera në rajonin e Drenicës, përkatësisht në Drenas, një ditë para ditës së zgjedhjeve.
“Aktualisht jemi në sheshin e Drenasit ku tashmë veçse po mund të shihni nga pamjet e kamerës, ku vihet në fokus pjesa tjetër e qytetit e cila veçse ka lëvizje të pakta të qytetarëve, ndoshta për shkak të temperaturat të larta që ishin gjatë tërë ditë, megjithatë pati edhe qytetarë të shumtë të cilët veçse i takuam rrugës. Ndoshta kjo mungesë e qytetarëve këtu ka të bëjë edhe me aspektin se tashmë janë nisur edhe në tubimin përmbyllës të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) meqenëse dihet historikisht që bastion i PDK-së është edhe kjo komunë, por edhe komuna fqinje këtu afër, Skenderaj”, ka thënë Tahiri.
Gazetari gjithashtu bëri të ditur se në Komunën e Drenasit, të drejtë votë kanë 55 mijë qytetarët, ndërsa votën e tyre mund të hedhin në 31 qendra të votimit të rregullt ndërsa ka vetëm një qendër të votimit me kusht.








