Analisti Agon Maliqi ka thënë se gazi amerikan do të mbetet pikë e rëndësishme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai tha se Kosova nuk mund ta shpërfillë ShBA-në në këtë aspekt, pikërisht kur dihet se kjo është pjesë e politikës amerikane në rajon.
“Megjithatë, që Kosova të mbërrijë aty ku duhet të jetë, në fushën e mbrojtjes, në fushën e politikës së jashtme, nuk mundet që të tregohet shpërfillëse ndaj elementit, boshtit të politikës amerikane në rajon”, tha Maliqi në specialen “Zgjedhjet 2026” në Klan Kosova.
“Kjo është pika kryesore e kësaj administrate. Mund të ndryshojë më vonë, por dyshoj se do të ndryshojë krejtësisht. Mendoj që gjithsesi gazi do të mbetet një pikë e rëndësishme e politikës amerikane edhe pas administratës Trump”.
“Kemi një ndryshim edhe brenda BE-së sepse ekziston edhe një tendencë që politika amerikane e gazit e ka një dimension tensioni edhe me BE-në sepse në perspektivën e zgjerimit, BE-ja parasheh një lloj ulje të rolit të gazit si pjesë e përdorimit të gazit për energji”.








