MPJD ka falënderuar votuesit që sot kanë marrë pjesë në procesin e votimit jashtë Kosovës, për zgjedhjet e nesërme të 7 qershorit.
Në reagim, MPJD, thotë se, votimi u zhvillua në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me procedurat ligjore, duke reflektuar përkushtimin e qytetarëve tanë ndaj proceseve demokratike të vendit.
Postimi:
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës falënderon të gjithë bashkatdhetarët tanë për pjesëmarrjen në procesin e votimit pranë përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.
Votimi u zhvillua në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me procedurat ligjore, duke reflektuar përkushtimin e qytetarëve tanë ndaj proceseve demokratike të vendit.
Mirënjohje për misionet tona diplomatike dhe konsullore për angazhimin e tyre profesional, për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për bashkëpunimin e ngushtë si dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës kudo që jetojnë, të cilët edhe kësaj radhe dëshmuan lidhjen e fortë me atdheun dhe rolin e tyre aktiv në jetën demokratike të vendit.








