Policia arreston një posedues narkotikësh në Prishtinë

Në kuadër të planit për parandalimin dhe luftimin e narkotikëve, zyrtarët policorë nga stacioni “Veriu”, në kuadër të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, kanë realizuar aktivitete policore.

Sipas njoftimit të policsë, këto aktivitete kanë rezultuar me sekuestrimin e një sasie të substancave të dyshuara narkotike, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë zbatimit të këtij plani, policia ka ndërmarrë veprime, me ç’rast është intervistuar një person.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale.