Vjosa Osmani, një ditë para zgjedhjeve: Në mesin e njerëzve të mrekullueshëm të Prizrenit

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për presidente, Vjosa Osmani, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Prizren, ku është takuar me qytetarë dhe mbështetës të shumtë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shprehur kënaqësinë për vizitën e saj në qytetin historik të Prizrenit, duke vlerësuar mikpritjen dhe mbështetjen e qytetarëve.

“Në mesin e njerëzve të mrekullueshëm të Prizrenit”, ka shkruar Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë qëndrimit në Prizren, kandidatja për presidente ka zhvilluar takime me qytetarë, me të cilët ka diskutuar për çështje me interes publik dhe për vizionin e saj politik.